|
Written by Erjon
|
|
Thursday, 22 April 2010 11:30 |
Në shënim të 22 Prillit-Ditës së Tokës, Drejtoria e Shërbimeve Publike e Kuvendit Komunal ka ndërmarrur një aksion ambiental jashtë obligimeve dhe përgjegjësive ditore të punës.Për të shënuar këtë datë në mënyrën sa mëe të mirë të mundshme konform mundësive buxhetore, Drejtoria e Shërbimeve Publike sot në dy shkolla fillore, në atë të Becit dhe të Babaj të Bokës dhe në shkollën e mesme të mjekësisë si dhe në hapësirat e Muzeut të Qytetit dhe në parkun në qendër të qytetit do të mbjelllë gjashtëdhjetë fidane.Gjithashtu, në disa prej këtyre hapësirave si dhe hapësirave tjera do të mbillen pesëqind lule në mënyrë që komuna jonë të ketë sipërfaqe sa më të gjëlbëruara dhe të mirëmbajtura. |
|
Read more...
|
|
Written by Erjon
|
|
Thursday, 22 April 2010 11:21 |
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Planetit – TOKËS, me 22 prill 2010, Drejtoria Komunale e Inspeksionit, në bashkëpunim me Kompaninë Regjionale "HIGJIENA" organizojnë aksionin për pastrimin e ambientit nga hedhurinat. Pjesëmarrës në shënimin e kësaj dite, do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gjilanit, përfshirë edhe komunitetin serb. Ndërsa, ndërmarrjet private të Gjilanit e mbështesin aksionin me mekanizëm pune. Aksioni zhvillohet nga ora 9:00 - 15.00. |
|
Written by Erjon
|
|
Thursday, 22 April 2010 11:07 |
Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sjediu, me rastin e “Ditës së Planetit” (Tokë), nesër më 22 prill, në orën 12.00, do të jenë në parkun e lagjes “Dardania”(afër objektit të Bashkësisë Lokale), ku do të bëjnë mbëltimin e fidanëve. Ndërkaq, aktivitete për shënimin e kësaj dite nga Komuna e Prishtinës dhe Ambasada amerikane në Kosovë, do të fillojnë nga ora 10.30 deri në orën 13.00, përfaqësuesit e Komunës, Ambasadës amerikane, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me nxënës të shkollave të fillore dhe qytetarë, do bëjnë pastrimin e shkallëve në lagjen “Arbëria”, dhe do të bëjnë mbëltimin e fidanëve. |
|
Read more...
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 Next > End >>
|
|
Page 1 of 5 |